Xhorxhi kishte ditëlindjen më 23 shkurt dhe dëshira e tij më e madhe ishte që të takonte reperin e preferuar Stresin.
Dëshira e djaloshit me aftësi të kufizuara psiko-motorike është bërë realitet, pasi Stresi i ka shkuar në shtëpi duke e surprizuar.
Tejet i emocionuar nga prania e artistit të preferuar, Xhorxhi nuk mund të ishte më i kënaqur se kaq, dhe familjarët kanë falenderuar reperin për gjestin human, duke i sjellë sadopak gëzim djalit të tyre.
Reperi ka ndarë videon në rrjetin social Instagram dhe ka ftuar kolegët e tij që të bëjnë sa më shumë fëmijë të lumtur.
Bohu human se ne te njejten jet jetojme ! Gezuar ditelindjen @xhorxhi.gjini



















