KreuCelebrity

Pas këngës së Aurela Gaçes qëndron familjarja e saj; për shkak të dhunës, ajo nuk jeton më!

Kënga më e fundit e Aurela Gaçes “Veten dua gjallë” është një himn kushtura grave që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës nga bashkëshorti apo partneri; si dhe një mesazh force për ato gra që jetojnë çdo ditë me këtë realitet të hidhur bë shoqërinë maskliliste shqiptare.

Teksti shkruar nga perspektiva e një gruaje të dhunuar shpreh më së miri realitetin e një dinamike abuzive që shpesh në Shqipëri ka rezultuar fatale në jetën e një gruaje.

Duket se këngëtarja Gaçe është frymëzuar nga një histori e vërtetë, të cilën ajo e ka parë nga afër, pasi fatkeqësisht kushërira e Aurelës ka humbur jetën si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti.

“Kam në familje një histori të tillë – kushërira ime. Mund të them që i kushtohet asaj. Pas një martese të gjatë, me dy fëmijë, pas një dhune të vazhdueshme, ajo nuk arriti të thoshte ‘Unë e dua veten gjallë’. Me gjithë ndihmën që i dha familja, ajo është një nga ato gratë që humbi jetën. Të mos mendojnë njerëzit se unë jam këtu sot sepse thjesht jam vajzë e fortë. Jo, i kam kaluar të gjitha fazat derisa kam thënë: ‘Jo, jo, unë vlej’. Nuk bëhesh rastësisht e fortë ; është shprehur Aurela në “Jo vetëm modë” teksa ka rrëfyer historinë e trishtë që qëndron pas këngës “Veten dua gjallë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF