KreuCelebrity

Flet për herë të parë publikisht që nga tragjedia, e veja e Kobe Bryant pritet me ovacione rrënqethëse!

 Vanessa Bryant, e veja e legjendës së Los Angeles Lakers Kobe Bryant, u prit me ovacione gjatë Kremtimit të Jetës së bashkëshortit të saj të ndjerë dhe të bijës, Gianna. E mbytur nga emocionet, Vanessa fillimisht e pati të vështirë të fliste. Ishte hera e parë që dilte publikisht që prej aksidentit që i mori jetën në 26 janar Kobes dhe Giannas, si dhe shtatë personave në tjerë në helikopterin e rrëzuar.

Familjes Bryant iu tregua një “det“ mbështetjeje nga të afërm, miq e dashamirës të cilët u mblodhën të gjithë së bashku për të nderuar jetën e këtij gjigandi të Lakers. Vanessa e gjeti forcën, dhe mes lotëve tregoi disa detaje prekëse për dy njerëzit më të dashur që humbi, ndërsa i falenderoi të gjithë për mbështetjen dhe lutjet e tyre.

“ Vogëlushja ime, Gianna Bryant ishtë një shpirt jashtëzakonisht i ëmbël dhe i butë. Gjithmonë e zhytur në mendime. Gjithmonë më puthte për të më uruar natën e mirë e pastaj në mëngjes, për një ditë të mbarë. Ishte vajza e babit, por unë e di se ajo e donte mamanë e saj, sepse përherë ma tregonte këtë. Ishte shoqja ime e ngushtë. Ne nuk do ta shohim dot të shkojë në gjimnaz; nuk do t`i them kurrë sa e mrekullueshme dukej ditën e dasmës, nuk do ta shoh kurrë të zbresë në altar, të bëjë një kërcim me të atin apo të ketë fëmijët e saj. E ajo mund të ishte bërë një lojtare e shkëlqyer. Jam krenare për të. Dhe tani, shpirti im binjak. Për të gjithë, Kobe ishte lojtari më i madh i gjithë kohërave, një shkrimtarm një fitues i cmimit Oskar, Black Mamba. Për mua ishte Koko, boo boo im, papi chulo im. Unë isha Vivi, princesha e tij, “queen mamba“ e tij..Unë nuk shihja tek ai famën, por bashkëshortin tim të dashur dhe babain e mrekullueshëm të fëmijëve tanë“, tha Vanessa duke i prekur të gjithë në sallë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF