Familja e këngëtares Enca Haxhia ka pësuar një humbje të madhe këtë fundjavë, pasi babai i 24 vjeçares është larguar nga jeta.
Zoti Haxhia 64 vjeç vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk mundi dot ta fitonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën e 23 shkurtit.
Ndërsa këngëtarja Enca nuk ka preferuar të bëjë ndonjë postim për lajmin e hidhur, i vetmi reagim në rrjetin social Instagram ka qenë disa orë më parë kur artistja ka postuar një pjesë të këngës “Ocean” të Karol G, e cila i dedikohet dikujt për të cilin do ta duash përjetësisht.
Sa i përket karrierës Enca aktualisht është pjesë e tureve nëpër Europë për filmin “I love Tropoja” ku ajo kishte një rol.



















