Kur njoftoi largimin nga Ora News, Kastro Zizo e tha edhe se do të rikthehej me projekte të reja, dhe nuk ka gënjyer! Këtë herë, do të jetë më shumë regjisor dhe/ose producent. Njëri prej këtyre projekteve u zbulua së fundi: ai quhet Urta Fest, e sipas Kastros, është i pari dhe i vetmi kompeticion dedikuar promovimit të rrymave hip-hop, reggae, reggaeton dhe dance hall.
“Urta Fest eshte i pari dhe i vetmi kompeticion dedikuar promovimit te rrymave hip-hop, reggae, reggaeton, e dance hall. Nese mendon se mund ti mbijetosh fazave skualifikuese dhe betejave, eja edhe ti. Fitofte me i miri ! Aplikoni ne adresen e email [email protected]”, shkruhet ne krah tw fotos.
Mësohet se faza e parë do të zhvillohet në një studio muzikore, ku artistët do të prezantojnë projektet e tyre, ndërsa faza e dytë do të zhvillohet tre javë më vonë, kohë kur nis gara e vërtetë, që zgjat 12 javë. Deri tani, nuk dihet ende se në cilin ekran do ta shohim Urta Fest.



















