E ftuar në “Ftesë në pesë”, Keisi Muça, modelja shqiptare që prej disa muajsh ka vendosur të jetojë në Seul, rrëfeu sesi koronavirusi i frikshëm kishte prekur shoqen e saj të ngushtë, e cila praktikisht, ka qenë rasti i parë i regjistruar në kryeqendrën e Koresë së Jugut.
Keisi tha se infektimi ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Hong Kong. Gjashtë ditë pas kthimit, vajza ka nisur të vërejë simptomat e para të sëmundjes. Ajo mendoi se ishte grip, por dukej më i rëndë se normalisht, ndaj shkoi të vizitohej.
Mjeku ka konstatuar shenjat e koronavirusit dhe pas analizave, shoqja e Keisit u bë rasti i parë zyrtar i sëmundjes në Seul.
Për fat të mirë, vajza po e merr veten plotësisht. “Ajo u regjistrua si rasti i parë, por pas një periudhe 8-9 ditore çdo gjë kaloi”, tregoi modelja. Keisi vetë nuk pati asnjë problem dhe analizat I dolën negative.



















