Duhet të ishte një shaka: kalimtarët në një stacion metroje i ndalonin e i kërkonin të këndonin, në mnyrë që të qeshnin më pas bashkë me stonimin e tyre. Por me Charlotte Awbery, u befasuan: ajo këndoi në mënyre perfekte “Shallow“ të Lady Gaga-s, dhe videoja brenda disa ditëve, u bë virale në internet!
Ndërkohë u mësua se gruaja ishte në fakt këngëtare. Por kjo nuk e pengoi që të kërkohej për të marrë pjesë si e ftuar speciale në emisionin e famshëm të Ellen DeGeneres.
Edhe pse disa patën dyshime, shpejt u vërtetua se videoja origjinale nuk ishte aspak një sajesë, dhe se gjithcka ka qenë vërtet një koincidencë fatlume për Charlottën e talentuar, e cila tashmë është bërë e famshme.