Aktorja Gwyneth Paltrow postoi në Instagram një foto ku shihej me maskë mbrojtëse në fytyrë gjatë kohës që gjendej në avion. “ Rrugës për në Paris”, ka shkruar ajo. “ Paranojë? Kujdes” Panik” Pandemi? Propagandë”?, pyet aktorja ndërsa më tej bën shaka me koronavirusin që po tmerron botën.
“ Kam luajtur një herë në këtë film”, shprehet ylli hollivudian duke kujtuar interpretimin tek “Contagion”, një film me regji të Steven Soderbergh, ku personazhi i Paltrow, Beth, vdes për shkak të një infeksioni misterioz.
Si për ironi, dhe në film, Beth ishte kthyer nga një udhëtim pune në Kinë.
Dhe cudia nuk mbaron këtu, por në film rezulton në fund se virusi i tmerrshëm e kishte origjinën nga lakuriqi i natës!
Gwyneth bëhet më tej serioze në postimin e saj dhe i kërkon njerëzve të jenë të kujdesshëm në këto kohë shpërthimi të koronavirusit, të mos takojne duart me të tjerët e t`i lajnë ato shpesh me ujë dhe sapun.