Edi Rama nuk preferon shumë të bëjë komente publike mbi jetën e tij private, ndaj mënyra sesi e nisi fjalimin e parë të Kongresit të Partisë Socialiste, befasoi shumëkënd. Shefi i ekzekutivit ishte gjithë falenderime për të shoqen, Lindën, ndaj të cilës e shprehu hapur admirimin.
“E dëgjuat zërin e opozitës sime më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën, se ishte shumë më e moderuar sot, ndryshe nga debati familjaro-katundar mbrëmë në shtëpi. Rrofsh moj grua, që më kurseve në sy të këtyre shoqeve dhe kusurin do ta marr sot në Surrel për gjithçka nuk u tha këtu. Në atë opozitë që kemi në rrugë ne, do më dukej vetja më i madhi i krejtve në botë. Shyqyr Zahon e kemi si Gramozin, nuk ndërhyn në debatet tona të brendshme, se kur vijnë dy të mëdhenjtë them ‘ku je o Lul’.”
“Unë dua ta falenderoj para jush Lindën, jo thjesht për faktin shumë të rëndësishëm që më ndihmon të qëndrojë me këmbë në Tokë, por edhe për faktin që ajo është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Kemi një shtëpi që falë Lindës është anti-sizmike dhe përballon edhe lëkundjet e mia me shumë qëndrueshmëri…Falë saj, fëmijëve nuk iu mungon asnjë moment ajo mbrojtja shpirtërore, mbështetja morale, kujdesi prindëror që fatkeqësisht unë e kam kaq të pamundur t’jua jap aq sa duhet!”- u shpreh kreu i qeverisë.