Varësia që po krijojnë fëmijët sot nga teknologjia është kthyer në makth për shumë prindër. Por sado që i njohin pasojat e saj, jo të gjithë arrijnë t`i disiplinojnë të miturit kur vjen fjala tek përdorimi i celularit ( sidomos kur flenë dhe me telefonin tek koka) , apo ekspozimi i tejzgjatur përballë ekranit të televizorit.
Për të mos folur pastaj për numrin e fëmijeve me probleme të shikimit që po rritet dita-ditës, e ku ndikon mjaft edhe përdorimi i tepruar i pajisjeve teknologjike.
Por Sara Hoxha, deri diku e paska zgjidhur këtë problem. Londonit, kontakti me teknologjinë i lejohet vetëm ditën e shtunë.
“Të shtunat janë e vetmja ditë kur Londonit i lejohet teknologjia, kështu që zgjohemi me shumë dëshirë”, ka shkruar trashëgimtarja e Top Channel në krah të fotos së postuar në InstaStory.