Jo vetëm në muzikë, por gjithnje e më tepër Dua Lipa po kthehet në një influencuese mode në mbarë botën. E njohur për dobësinë që ajo ka për stilin e veshjeve të vieteve ’90, këtë vit VOGUE zgjodhi pikërisht artisten shqiptare për të realizuar videon e koleksioneve të Vjeshtë 2020, prezantuar nga stilistët në Javën e Modës në Neë York.
Video është realizuar në formën e sitcom-e që në vitet 90’ ishin shumë të përhapura në ekranet amerikane dhe është quajtur “Dua’s ëorld” (Bota e Duas).
‘Në xhirim shihet Dua, një yll i pop-it e cila është në stres pasi s’di ç’të veshi në një mbrëmje ku ajo është ftuar.
Pasi provon disa prej krijimeve të Marc Jacobs, Tom Ford apo Eckhaus Latta, të cilët kanë rikthyer modën e viteve 90’; dhe kur ajo më në fund vendos çfarë të veshi; qenushët e yllit për krenarinë e të gjithë shqiptarëve flasin shqip.
“Më në fund ajo veshi Marc Jacobs. Nuk po më shikon më si më parë. Po më mahnit Dua”; dëgjohet bashkëbisedimi i qenve në gjuhën shqipe që shoqërohet në video me titra anglisht.
Dua Lipa është ylli botëror më i përfolur i momentit dhe fakti që ajo gjithmonë shfaq copëza të identitetit shqiptar, sigurisht që na bën krenarë!