Ndonëse ka vetëm një muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, politikania Elisa Spiropali ka ardhur në formë të përkryer fizike.
Dukshëm që Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin nuk ka marrë pothuajse fare leje lindje, pasi që në ditët e para pas lindjes asaj i është dashur të kthehet në angazhimet qeveritare.
Spiropali është fotografuar javën e kaluar në Kongresin e Partisë Socialiste dhe nuk e dimë se si, por ajo ka ardhur në formë perfekte fizike.
E veshur me një palë pantallona ngjyrë kafe dhe xhaketë me printe tartar, është shumë e vështirë për tu besuar se ky fizik vetëm një muaj më parë ka sjellë në jetë një bebush.

Elisa solli në jetë djalin Kren më 20 Janar 2020 ndērsa është edhe mami e njē vajze katër vjeçare të quajtur Nalta.



