KreuCelebrity

Fantastike si e paska mësuar Besniku lajmin e shtatzanisë së Jonidës!

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi bënë ca rrëfime interesante tek ‘Soiree’, ku moderatorja tha se të punosh me bashkëshortin është e tmerrshme, pasi ai nuk toleron tek oraret. Ndërsa ai tregoi si e kishte mësuar lajmin e shtatzanisë. Dhe kjo ishte pjesa e “gallatës”.

 

 

Besnik Krapi ka treguar në Soirée momentin kur Jonida Vokshi i ka dhënë lajmin e shtatzënisë dhe si e ka përjetuar ? || @jonida.shehu @topchannelalbania @jonidavokshiofficial @besnikkrapi

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

Lajmi i mbërriti në stadium, duke ndjekur një ndeshje. “ Shumë zhurmë aty, më vjen sms ..thotë hë, si po kalon, dhe aty edhe s`ka valë. Thashë, ku e gjeti të shkruajë tani në lojë. Mirë i thashë faleminderit, e ajo që më thotë, pse po bëhesh kështu arrogant, kujdes, sillu mirë se do të bëhesh baba…”, tregoi ai.

. “ I thashë mos pi shumë birra”, shtoi Jonida, duke i dhënë të gjithë atmosferës tone humori. Dyshja është shfaqur mjaft e qeshur në ekran dhe kanë pohuar se Besniku i ngacmon shpesh prindërit e Jonidës, ndërsa ajo duket se është disi më serioze ( si nuse) në lidhje me prindërit e tij.

Sakaq, sipas burimeve për “iconstyle.al”, Jonida është një pritje të një vajze dhe është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF