Në fakt kësaj here fatmirësisht nuk bëhet fjalë për përplasje mesazhesh në distancë me kunja drejtuar njëra tjetrës, siç ka ndodhur së fundmi me dy moderatoret Xhemi Shehu dhe Alketa Vejsiu; por përplasja kësaj here ka ndodhur në ekran, me veshjet.
Duket se moderatoret që kanë patur një marrëdhënie të tensionuar së fundmi; të paktën në një pikë kanë qenë në një mendje: të dyja kanë preferuar të veshin pothuajse të njëjtën veshje në daljet e tyre të fundit në ekran.

E para që u shfaq e veshur me një kostum, pantallona-xhaketë në ngjyrë pink ishte Xhemi, e cila çeli siparin e edicionit të ri të Portokalli këtë të dielë.
Biondja syshkruar e ekranit e kishte kombinuar kostumin e me njē crop top në po të njëjtën ngjyrë ndërsa veshja përfundonte me sandalet në ngjyrë gold.

Pothuajse njësoj pamë edhe Alketën të veshur mbrëmjen e së hënës në programin “Në kurthin e Piter Pan”, por ndryshe nga Xhemi, Alketa preferoi versiosin sportiv me atlete Balenciaga.

Kostumet me pantallona të shkurtra dhe xhaketa janë një Must këtë sezon, ndaj vajzat e njohura të ekranit nuk kanë nguruar ta bëjnë pjesë të garderobës një veshje të tillë.



