Albërije Hadërgjonaj nuk ka ngurruar ta tregojë se në disa gjëra, mbetet një nënë “tipike shqiptare”. Kjo u pa qartë pas një statusi që ndau e bija e saj, Anxhelina, e cila rrëfente, se ndonjë shuplakë, nuk i ka munguar në fëmijëri.
“Problemet e mia me besimin filluan kur mamaja më thoshte: ‘Hajde këtu, nuk do të të godas’”– shkruan Anxhelina Hadërgjonaj në një postim në rrjetet sociale. Përgjigja e këngëtares nuk vonoi. “Ahhh besa hala ta kërcas nga iher”, ka thënë ajo, duke treguar kështu se kur e bija e tepron, di ta tregojë autoritetin.
Kjo nuk ka ndikuar megjithatë në marrëdhënien mes tyre, e cila është mjaft e shëndetshme. Anxhelina e ripostoi reagimin e të ëmës, duke e shoqëruar me një emoji që shkrihet së qeshuri dhe shprehjen :“Të dua”.



















