KreuCelebrity

Që 50 vjeçarja Jennifer Lopez është seksi nuk është lajm; por këto foto nuk duhen humbur!

 

E kemi thënë e stërthënë që ajo nuk njeh plakje, dhe nuk e dimë nëse ka bërë pakt me djallin apo jo, por e vërteta është se në gjithë rruzullin tokësor është shumë e vështirë të gjesh gra në moshën 51 vjeçare që kanë format fizike si të Jennifer Lopez.

Dieta drastike, regjim i rreptë i ushtrimeve fizike, apo edhe genet duket se janë faktorët që kanë ndikuar që J,Lo të ketë një fizik të tillë, dhe sa herë që ajo poston ndonjë foto me rrobabanjo impakti është gjithmonë ‘wow’.

Pra katë javë ylli latin që ka hyrë në vitin e 51 të jetës ishte me pushime në plazhin e Miamit dhe paparacët që janë gjithmonë aty për të shkrepur foto nga përditshmëria dhe jeta e VIP-ave jashtë ekranit kësaj here na sollën foto të Jennifer Lopez.

E veshur me një trupore në ngjyrë të bardhë, Lopez në fakt dukej ashtu si gjithmonë; tejet e tonifikuar dhe seksi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF