Janë një cift mjaft i këndshëm dhe i konsoliduar. Kanë krijuar një familje të bukur me dy djem të mrekullueshëm, e vetë duken ende mjaft të dashuruar.
Por tek “Ditë e Re” , Julka Gramo rrëfeu se ata do të ishin lidhur edhe më përpara, nëse një shoqe e saj, nuk do të bënte një ndërhyrje të gabuar.
“Andi kishte pyetur për mua, megjithatë një mikesha ime i kishte thënë që Julka nuk do të ta varë kurrë. Edhe unë e pashë e me ra në sy, megjithatë Andi krijoi një lidhje me dikë tjetër dhe vitet kaluan. U desh të takoheshim disa vite më pas, kur unë Andin e pashë po prapë në ‘Top Albania Radio’, ai sapo ishte kthyer nga Italia. Ishte me një kapele, ku i dukeshin edhe sytë e bukur. Kësaj here ai ishte i vendosur dhe siç me tregon, kur më ka parë ka thënë: ‘Kjo është e duhura’”, tregoi moderatorja. Mirë që Andi paska qenë këmbëngulës!!!



















