KreuCelebrity

Telashe në Parajsë; William Levi ndahet nga bashkëshortja!

Është  cilësuar si një ndër çiftet më jetëgjatë në shoëbiz-in meksikan, por duket se mes aktorit William Levi dhe bashkëshortes Elizabeth Gutierrez ‘flaka’ është shuar.

Mediat meksikana shkruajnë se dyshja i ka dhënë fund romancës 17 vjeçare ndonëse jetojnë ende nën të njëjtën çati. Dyshimet se marrëdhënia e çiftit ka pësuar një krisje lindën pak kohë më parë kur në premierën e filmin “En brasos de un asesino” ata nuk u panë për asnjë moment afër njëri tjetrit dhe dëshmitarët thanë se Ëillim dhe Elizabeth dukeshin si dy të panjohur.

Një burim pranë çiftit ka treguar se ata janë ndarë por nuk kanë dashur ta bëjnë publike dhe për hir të fëmijëve po vijojnë të jetojnë në të njëjtën shtëpi, ndonëse në dhoma të ndara.

Dyshja nuk ka dhënë ende një version zyrtar të raportit të tyre por siç kanë treguar burime pranë tyre, ata janë të fokusuar tek mirëqenia e dy fëmijëve.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF