KreuCelebrity

“Ti je gjithmonë aty“: a mund të merrte letër më të bukur Arbana nga dashuria e saj?

Arbana Osmani ka marrë urimin më të bukur për festën e nënës. Joni kishte shkruar një letër ku shprehte të gjithë dashurinë e tij për të ëmën, në një mënyrë mjaft prekëse.

“Mami e di që me do nga mënyra se si kujdesesh për mua. Ti më përqafon dhe më flet butësisht. Kur kam nevojë për ty, ti je gjithmonë aty. Mami do të dua gjithmonë ty. Nga zemra ime dua të them se jam kaq i lumtur që ti je mami im. Gëzuar ditën e nënave”, ka shkruar Joni krah kartolinës, e cila është ideuar vetem per mamin.“Jam një mami kaq me fat”, ka shkruar ajo.

Arbana është shumë e lidhur me të birin, dhe këtë nuk ngurron ta tregojë herë pas here me fotot dhe mesazhet që poston në rrjetet sociale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF