Klea Huta nxjerr për herë të parë foto me barkun e rrumbullakosur!
Shtatzania e saj është përfolur prej kohësh, por vetë Klea Huta nuk kishte nxjerrë ndonjë foto që ta konfirmonte vetë.
Kjo, deri tani. Sepse moderatorja më në fund u bind të tregonte barkun e rrumbullakosur, dhe ketë e bëri përmes një fotoje tepër të bukur. Aty shihet qartë se nuri i shtatzanisë “po e bën punën e vet“. Ajo është duke pozuar e shtrirë në shtrat me një fustan të bardhë dhe duart te barku, duke dalë kështu nga formatet e fotove që përdoren kur jepet lajmi i pritjes së një bebeje, dhe na pëlqeu shumë!
“Mos u vono të nxitosh o shpirti im”, ka shkruar Klea duke mos sqaruar ndërkohë se cfarë muaji është. Flitet se moderatorja është në pritje të një djali.