Çdo javë e më emocionuese është bërë gara e talenteve në Top Channel, teksa javë pas jave juria me ‘Po-të’ dhe ‘Jo-të’ ndërton dhe shemb ëndrra konkurentësh.
Këtë të premte në spektaklin “Top Talent” ftesa për të ftuarën speciale i ishte rezervuar këngëtares Soni Malaj e cila ndoqi me kërshëri të gjitha performancat e konkurentëve.
Vlera Krasniqi, artistja e vogël nga Kos ova kishte zgjedhur të këndonte këngën “Hurt” të Christina Aguilera ndërsa gjatë performancës së vogëlushes, kamera fokusohej shpesh nga Soni e cila e prekur nisi të lotonte.
Duke njohur ‘backgroundin’ e këngë, të cilën Aguilera ja ka kushtuar të atit është e kuptueshme pse këngëtarja Malaj u prek gjatë shumë, pasi babai i saj me të cilin ajo ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë është larguar nga jeta pak vite më parë.
“Kjo është një këngë që Christina Aguilera ja ka kushtuar të atit”; tha Soni teksa lotët nuk e lanë të fliste më gjatë.
Sakaq Ori Nebiaj e cila po ashtu e vuan mungesën e të atit në jetën e saj, bëri një thirrje kushtuar ‘të gjitha vajzave të babit’…
Më shumë se prekës së moment në Top Talent!



















