“Isha me fat,” tha Matt Damon njëherë për bashkëshorten e tij Luciana Barroso. “Rashë në dashuri me një civile.” Dhe duke marrë parasysh që kanë 11 vite sëbashku duhet të viem dakord. Sigurisht që është e këndshme të mendosh se të kundërtat tërheqin edhe pse në botën e Hollivudit të rrish për një kohë shumë të gjatë me dikë duket e pamundur. Ama ju paraqesim prova që ekziston shumë dashuri pas ekranit dhe këta 11 vipa që janë martuar me njerëz të zakonshëm e vërtetojnë këtë më së miri.
Matt Damon dhe Luciana Barroso
Martuar në Dhjetor të 2005-ës
Ata janë takuar në një bar në Miami ndërsa ai xhironte filmin Stuck on You kurse ajo ishte banakiere. ‘Pas xhirimeve antarët e tjerë të xhirimit më morrën me vete për të pirë diçka dhe unë e vura re Lucianën në mes të një dhome plot me njerëz dhe tetë vite më vonë me katër fëmijë u bënë jeta ime,’ tha ai në emisionin e Ellen DeGeneres. Morali I historisë? “Kur je I lodhur, mblidhe veten shko në një bar dhe mun dtë takosh gruan tënde,” thotë Damon.
Jon Stewart dhe Tracey McShane
Martuar në Maj të vitit 2000
Steëart u njoh me veterineren McShane në një takim që ia rregulluan të tjerët në 1996-ën vetëm një muaj pasi ai ishte pushuar nga shfaqja e tij në MTV. “Është një përrallë për mua,” tha McShane për Oprah. “Sapo kisha dalë nga disa lidhje të njëpasnjëshme, isha në depression dhe shoqet e mia ishin gjithnjë të gatshme të më rregullonin me dikë. Pas disa takimeve ato më pyetën: çfarë je duke kërkuar ekzaktësisht? Sapo kisha parë emisionin e Jon Steëart dhe thashë, ‘Dikë të këndshëm si Jon Streëart.’ Dhe fati deshi që ata të takoheshin pasi mikja e saj atë kohë punonte si asistente produksioni dhe e njohu me Steëart. Në 1999-ën ai I propozoi.
Anne Hathaway dhe Adam Shulman
Martuar më shtator të 2012-ës.
Anne e takoi Shulman një actor dhe disenjues bizhuterish në Palm Springs film Festival në 2008-ën nëpërmjet një miku të përbashkët. Kimia mes të dyve ishte aq e dukshme saqë Hathaëay I tha mikut të sa: do të martohem me këtë djalë. “Mendoj se ai mendoj se isha pak e çmendur, gjë që jam pak, por jam edhe e mirë,” tha Hathaway. “E dija që herën e parë që e pashë se ai do të ishte dashuria e jetës time.” Duke qenë se karrierra e tij nuk u bë aq e suksesshme sa Anne ai hapi një linjë dyqanesh bizhuterish të quajtur James Banks. Madje ishte ai vetë që e disenjoi unazën me të cilën propozoi Hathaway në 2011-ën.
Reese Witherspoon dhe Jim Toth
Artuar në Mars të 2011-ës
Aktorja fituese e çmimit Oscar u njoh me agjentin e talentuar në festën e një mikut të saj kur një I ftuar I dehur po e godiste atë dhe Toth ndërhyri. Një vit më vonë ata u martuan dhe që prej asaj kohe Toth ka vazhduar karrierrën e tij si agjent përfaqësues në Creative Artists Agency në Los Angeles ku ka përfaqësuar disa nga emrat më të njohur të kinematografisë botërore si Scarlet Johansson apo Robert Doweny Jr.
Eddie Redmayne dhe Hannah Bagshawe
Martuar më dhejtor të 2014-ës
Ata në fillim ishin miq të mirë. Radmayne studionte në kolegjin Eton, një kolegj vetëm për djem ndërsa Bagshawe ishte në godinën ngjitur vetëm për vajza. Kur Bagshawe organizoi një sfilatë për bamirësi Redmayne u ofrua vullnetarë për të sfiluar. “ Isha një djalosh I dobët dhe me quka dhe kur dola të sfiloja vajzat nuk është se mi hodhën shumë sytë,” tha Redmayne më vonë. Dikush e vuri re mesa duket dhe u krijua një miqësi 12 vjeçare. Ata filluan të dilnin sëbashku në 2012-ën për tu martuar më pas në 2014-ën.
Alec Baldwin dhe Hilaria Thomas
Martuar më Qershor të 2012-ës
Ata u takuan për herë të parë në Shkurt të 2012-ës në Pure Food and Wine një restornat vegjetarian. Thomas kujton: “Po qëndroja afër derës me mikeshën time kur ai erdhi më kapi dorën dhe më tha, ‘duhet të të njoh.’”(Aktori gjithësesi e ka pranuar se kjo nuk ishte shumë e zgjuar) thomas ishte 27 vjeçe atëherë dhe punonte në Yoga Vida. ‘E dallova që në atë kohë se ishte shumë e përkushtuar,’ tha Baldëin.
Christian Bale dhe Sibi Blazik
Martuar në Janar të vitit 2000
Blazik punonte si asistente personale e Ëinona Ryder kur takoi Bale sipas raportimeve, në një nga festat e aktores. Më pas ata u martuan në Las Vegas. Bale ishte 26 vjeç ndërsa Blazik 30. Kur Bale fitoi një Oscar për Aktorin më të mirë në rol mbështetës ai tha se ndihej shumë lëmsh dhe se blazic ishte ajo që e kishte ndihmuar jashtëzakonisht shumë.
Paul Rudd dhe Julie Yaeger
Martuar në Shkurt të 2003-shit
Pas rolit në filmin Clueless(1995) ai u shpërngul në Neë York dhe me këshillë të Amy Heckerling, regjizores së filmit duhet të pajtonte një publicist. Sapo arriti në qytet shkoi në zyrën e publicistit, ku Yaeger punonte si publicise. Meqënëse Rudd ishte me vonesë për në audicion ajo e shoqëroi të çonte valixhet në apartamentin e tij. Disa ditë më vonë dolën për drekë dhe pjesa tjetër siç I thonë është histori.



















