Kënga “Shaj” u shfall fituese e Festivalit të Këngës në Rtsh, duke patur kështu edhe përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion.
Arilena Ara ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në garën e rëndësishme të këngës europiane, ndërsa është vendosur që teksti i këngës të jetë në anglisht, pra duke mos ruajtur versionin e parë të “Shaj”.
Sot artistja 21 vjeçare ka zbuluar edhe një tjetër detaj nga kënga, ku siç duket i është ndryshuar edhe titulli.
“Fall From The Sky” është titulli që është menduar për këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion, ndërsa ne ende jemi në pritje të versionit përfundimtar që do të performojë në Eurovizion.
“Fall From The Sky” pritet të ngjitet në skenë në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në Rotterdam.