KreuCelebrity

Koronavirusi, Erjon Veliaj: Mos jepni dorën, në celebrim vetëm….

Koronavirusi ka detyruar njerëzit në mbarë botën të ndryshojnë shumë zakone të tyre. Në Itali këshillohet të mos jepet dora, e njerëzit të mos përqafohen kur shihen, por të mbajnë një metër distancë.

Duket se me mbërritjen e virusit në Shqipëri, edhe ne do të prekemi nga të tilla kufizime, që cënojnë dhe përditshmërinë tonë. Në një njoftim të bërë së fundi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka këshilluar qytetarët që të shmangin vendet me shumë njerëz dhe dhënien e dorës. Veliaj thotë se tani nuk është momenti i duhur për të bërë celebrime, prandaj ata që nuk e kanë me detyrim, ta lënë për në një kohë tjetër. Ndërsa për ceremonitë mortore, tha se familjarët dhe të afërmit duhet të shmangin dhënien e dorës,  duhet gjetur një mënyrë tjetër për të shprehur ngushëllimet.

“Kam dhënë një porosi që në të 27 njësitë tona, përveç çifteve që detyrimisht duhet të celebrohen me dëshmitarët e tyre, çdo prani e tepërt familjarësh, kushërinj, dasmorësh, të ruhet për një moment tjetër. Nuk është ky momenti. Ka disa aktivitete që tipikisht menaxhohen nga Bashkia e Tiranës siç janë shërbimet funerale. Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë, bëjmë për njëri-tjetrin. Duke qenë se jemi në një situatë emergjente, duhet të shmangim zakonet e dhënies së dorës në tubime të mëdha, kur ngushëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra të tjera për të shprehur keqardhjen. Do të duhet që në çdo shërbim funeral, si në Sharrë, edhe në Tufinë, të këshillojmë familjarët që ky nuk është momenti për të bërë ritualin e dhënies së dorës”, ka thënë ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF