Koronavirusi ka prekur edhe stafin e emisionit të famshëm “Le Iene”, emisioni investigative shumë I njohur në Itali, por që për publikun e gjerë shqiptar u bë edhe më I famshëm me raportimin e rastit të vogëlushit Alvin Berisha, të bllokuar në një kamp të Sirisë, I cili falë sensibizilimit që ata I bënë cështjes së tij, sot është pranë të atit dhe motrave. Top Channel thotë se pjesetarëve të stafit të “Le Iene” u është kërkuar të paraqiten në redaksi pasi një punonjës rezultoi I infektuar nga Covid 19.
Atyre u është thene të qëndrojnë 14 ditë në shtëpi. Drejtuesit e programit kishin marrë me kohë masa kundër sëmundjes, dhe i transmetuan spektaklet e 25 dhe 27 shkurtit pa publik në studio.
Por pavarësisht gadishmërisë së saj për të ndihmuar me situatën e rëndë të krijuar në vend dhe masave të marra nga drejtuesit, virusi arriti ta prekte edhe vetë stafin e programit.