KreuCelebrity

Elteco vjen në Prestige Home, eventi mbledh personazhet e ekranit dhe medias! 

Mbërritja në Tiranë e një emri të madh të ndriçimit, siç është Elteco, natyrshëm u shoqërua me një ftesë, e cila çeli edhe siparin e eventeve në ambiente të hapura për këtë pranverë! Mes miqve të kompanisë, personazheve të njohur të biznesit, artit dhe medias, u prezantua pikërisht kjo sipërmarrje e re, e Prestige Home, e cila pasuron kështu gamën e vet të produkteve, duke bërë që tashmë gjithçka që ju duhet për shtëpinë ta gjeni në këtë Qendër.

Drejtuesit e qendrës, njohën të ftuarit me avantazhet e kësaj linje, si edhe bënë ofertën joshëse, me 70 % ulje të produkteve. Pas prerjes së shiritit të inagurimit, të pranishmit shijuan jo vetëm një guidë të këndshme në dy katet e dyqanit, ku dritat dhe abazhurët ishin dekori më I bukur I mundshëm…, por sigurisht edhe u bënë blerësit e parë të tyre!

Sigurisht në këtë event nuk mungoji as imazhi I Prestige Home, artistja Manjola Nallbani.

Elteco vjen në Shqipëri, pas një eksperiencë shumëvjeçare në tregun e Kosovës, në ofrimin e zgjidhjeve më të mira.

Produktet më të mira në treg, dizajne moderne dhe klasike, për cdo stil dhe cdo ambient, me cmimet më konkurruese në treg. Nuk ka tjetër kompani sot në Shqipëri që të mundësojë gamën e produkteve, sasitë dhe cmimet që Elteco ofron. Super ulje deri në 70% më lire është mirëseardhja që do t’u japin klientëve të rinj, ofertë që do të vijojë deri në fund të muajit mars!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF