U kthyen në kryefjalën e ditës një cift nga Skrapari që mbrëmjen e kaluar iu drejtuan Spitalit Infektiv. Vajza 22 vjecare sapo ishte kthyer nga Rimini i Italisë dhe kishte temperaturë të lartë. Kjo i nxiti që të kërkonin ndihmë spitalore, por i fejuari i saj refuzoi ambulancën, e për të tepër vajza, dha intervistë pa maskë në fytyrë.
“Kam temperaturë 38.5 gradë, 39, por tani më është ulur pak. Më ka shkuar në 38. Nuk kam probleme me frymëmarrjen”, u shpreh ajo.
Rezultati i testit, fatmirësisht, tregoi se vajza ishte negative nga koronavirusi, dhe cifti u lejua të kthehej në shtëpi. Numri i të infektuarve me Covid 19 në Shqipëri është aktualisht 10, 9 nga të cilët janë në Tiranë e një në Durrës.