Në Shqipëri, po e prisnin me padurim, dhe nuk ishin të pakta ato vajza që u zhgënjyen kur mësuan se Maluma, nuk do të vinte për koncertin e tij të parashikuar të mbahej në 14 mars në Sheshin Nënë Tereza.
Arsyeja është frika e përhapjes së koronavirusit, që tashmë ka mbërritur edhe në vendin tonë. Por këngëtari e bëri të qartë se dhe ai është mërzitur që u detyrua të anulonte performancën në Shqipëri dhe Greqi, edhe pse shtoi që kjo bëhej për të mirën e shëndetit të qytetarëve dhe ekipit të organizatorëve.
“Jam pak i trishtuar sepse koncertet që do mbaja në Greqi do të shtyhen. Së shpejti do tu japim datat e reja kur do zhvillohen. Dëshiroja shumë ti bëja këto koncertet por për shkak të koronavirusit duhet ti shtynim. Këtë vendim e morëm me organizatorët për të mirën e shëndetit tuaj, të ekipit dhe gjithë personave të tjerë. Më vjen keq sepse është hera e parë që do jepja koncert në Greqi. Shpresoj të më mirëkuptoni,”- ka qenë komenti tij.