Një ditë më parë, Tuna nxorri një postim mbi mënyrat e mposhtjes së koronavirusit, që shkaktoi jo pak të qeshura.
Monika Lubonja e vazhdoi me një video të postuar në Instagram dozën e humorit, që në momente të tilla shqetësimi dhe frike, duket sikur rikthen pak normalitetin. “ Unë dola nga shtëpia për të bërë pazar. Ushtria do më kapë, do më shoqërojë në shtëpi apo do të më lërë fillikat vetëm?” thotë ajo duke buzëqeshur.
#unëqëndrojnështëpi #actress #actresslife #besafe #mbajhigjenen #127 #jopanik #doiadalim??
Komentet vërshuan, e shumë prej tyre e vlerësonin shakanë. Pavarësisht videos plot humor megjithatë, aktorja nuk ka harruar për cdo rast ta përcjellë mesazhin e vet sensibilizues me hashtagun#unëqëndrojnështëpi #, shoqëruar nga mesazhet e mbajtjes së higjenës, dhe shprehja optimiste: do t`ia dalim!
E çfarë pastaj, ne nuk na zë koronavirusi, veç po e zumë ne atë.?



















