KreuCelebrity

Jepet dënimi për Harvey Weinstein, sa vjet burg do të bëjë producenti i famshëm hollivudian!

Nuk ishte aspak i lehtë i lehtë dënimi për Harvey Weinstein; producenti i konsideruar dikur si njëri prej njerëzve më të fuqishëm në Hollivud, do të kalojë 23 vjet prapa hekurave pasi u shpall fajtor për përdhunim të të shkallës së tretë dhe për kryerjen e akteve seksuale shkalla e parë.

Minimumi që ai mund të merrte nga këto akuza ishte 5 vjet, dhe maksimumi 29 vjet. Gjykatësit anoi goxha nga kjo e fundit. 20 vite, Weinstein i mori për sulm seksual ndaj asistentes Miriam Hailey dhe 3 për marrëdhënie seksuale jo konsensuale me aktoren Jessica Mann. Vendimi u dha nga Gjykata Supreme në Manhattan.

Akuzat kundër fituesit të mjaft cmimeve Oskar nisën të shfaqen në fund të vitit 2017, e shpejt me dhjetëra gra rrëfyen historitë e tyre të ngacmimeve të tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF