Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez duket se kanë fituar zemrën e internetit, mbase më shumë se çdo çift tjetër i famshëm: duke realizuar video qesharake TikTok, postime nw Instagram duke provuar arritjet e njëri-tjetrit dhe duke ndarw fotografi të familjes së tyre të adhurueshme. Nw postimin e fundit, A-Rod ndan momentin e tyre më të bukur: videon ku tregon njwvjetorin e fejesës së tyre. (Ai i propozoi asaj në Bahamas në Mars 2019.)
Video tregon momentet intime nga 12 muajt e fundit të çiftit. Me pamje prapa-skena të ngjarjeve magjepsëse si Sag Awards dhe Golden Globes, pa lwnw pas dhe pamjet e xhiruara me telefon nga performanca e saj nw Super Bowl. Nuk ka harruar tw pwrfshijw edhe momentet e jetës të përditshme: ato duke u puthur para një peme të Krishtlindjes, ose duke shijuar kafe nga filxhanwt e personalizuar J&A, Lopez duke vallwzuar rastësisht me tuta.
“Cdo ditë me ju është një aventurë emocionuese, e bukur. . . më e mira është akoma për të ardhur, “shkroi Rodriguez. “Një vit më parë në një plazh në Bahamas … Unë isha shumw nervoz, më nervoz se gjithë karrierën time të lojës, u zbrita në një gju dhe tw bëra një pyetje. . . ti the po ”
Titulli vazhdoi: “Jennifer, çdo moment me ty është një bekim. Ti je shoqja ime më e mirë, frymëzimi im, një nënë e mahnitshme dhe një model i të gjithëve. ”
Ai gjithashtu përfshiu emrin e tij të përkëdhelur për Lopez: “Macha”. “Gëzuar përvjetorin Macha!” . Cifti nuk wshtw prononcuar pwr ngjarjet e ardhshme – por, nëse kjo është lloji i shfaqjes në mediat sociale që Rodriguez bën për një përvjetor fejesë, a mund ta imagjinoni se si do të jetë videoja e tyre e dasmës?
https://www.instagram.com/p/B9ia8bMHTLA/



















