KreuCelebrity

OBSH e konfirmon më në fund: koronavirusi, pandemi globale!

Pasi ngurroi për shumë kohe, Organizata Botërore e Shëndetësisë më në fund vendosi ta shpallë pandemi përhapjen e koronavirusit nëpër botë. Ndërsa epidemia është përhapja e sëmundjes në një zonë apo rajon të caktuar, pandemia përfshin shtrirjen e një sëmundjeje në një komb të tërë apo përhapjen në shtete të ndryshme të botës.

Të vetmet pandemi aktuale janë ajo e Hiv/Adiss, dhe së fundi kjo e koronavirusit.

Më parë, bota është perballur me pandemi si ajo e tuberkulozit, apo më e rënda, murtaja e njohur dhe si Vdekja e Zezë, që në shekullin e 14 vrau 75 deri në 200 milionë vetë.

Në gjithë globin sot, nga Covid 19 janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar. Koronavirusi i ri përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF