KreuCelebrity

Bes Kallaku bëhet serioz: me Ajkën shpërndan nga shtëpia mesazhin sensibilizues!

Eksperienca e Kinës dhe Italisë na ka treguar se situata me koronavirusin e ri mund të precipitojë shumë shpejt. Nëse nuk merren masa të forta për ta frenuar, Covid 19 mund të përhapet me një shpejtësi të frikshme.

Për këtë arsye, autoritetet po marrin masa të forta, ndërsa edhe nga vetë qytetarër kërkohët të zbatojnë disa rregulla. Një prej tyre është shmangia sa më shumë e lëvizjeve jashtë ambjenteve të shtëpisë.

 

 

Pertej shakase, eshte nje situate qe kerkon ndergjegjesim tek secili prej nesh. Ne shume shtete situata eshte akoma me e rende. Nuk na ben me te forte as rakia as te qenurit shqiptar. Ndiqni te gjitha rregullat e higjienes edhe evitojme daljet. Zoti ju rujt. ???. Do ja dalim edhe kete here si gjithmone. ?????

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku) on

Bes Kallaku publikoi së fundi një video pikërisht nga shtëpia. Aktori i njohur i humorit tregoi se këto momente po i kalon me familjen e tij, teksa dëgjohet zëri i Ajkës që luan aty pranë.  “Përtej shakasë, është një situatë që kërkon ndërgjegjësim tek secili prej nesh. Në shumë shtete situata është akoma më e rëndë. Nuk na bën më të fortë, as rakia as të qenurit shqiptar. Ndiqni të gjitha rregullat e higjenës dhe evitojmë daljet. Zoti ju ruajt, do ja dalim edhe këtë herë si gjithmonë”, ka shkruar Besi.

Një sërë VIP-ash në fakt kanë dërguar mesazhe të ngjashme në këto momente të vështira!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF