Duhet bërë mjaft kujdes me koronavirusin sipas mjekëve italianë. Corriere della Sera citon drejtorin e Njësisë se Anestezisë dhe Reanimacionit në Bergamo, Luca Lorini, të pohojë se tani po mbërrijnë dhe paciente të moshave 40 deri ne 45 vjec.
“ Njerëzit duhet ta kuptojnë se duhet të qëndrojnë në shtëpi. Është mënyra e vetme për ta fituar këtë betejë. Lloji i pacientit po ndryshon, kemi edhe mosha më të reja. Po mbërrijnë njerëz që janë sëmurur 6 apo 7 ditë përpara dhe janë kuruar në shtëpi, por pastaj situata është rënduar. Ne këtu kemi 88 vende të terapisë intensive, nga të cilat 60 janë zënë prej pacientëve me Covid 19. Nxjerrim dy tre pacientë të shëruar në ditë, na vijnë 5 apo 6 të infektuar”, deklaroi Lorini.



















