KreuCelebrity

Kim Kardashian shpërndan mesazhin e shkrimtares së ndjerë telepatike: cfarë tha për koronavirusin që në vitin 2008!

Kim Kardashian ka shpërndarë një paragraf nga një libër i psikologes së ndjerë Sylvia Browne e cila thuhet se në disa pika e kishte parashikuar mbërritjen e  koronavirusit që një dekadë përpara.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” postoi në Twitter një foto nga libri i vitit 2008, “End of Days”, të shkruar nga  Browne, një autore e cila thuhej se kishte dhe aftësi telepatike. Paragrafi I rrethuar nga Kim thekson se një “sëmundje e ngjashme me pneumoninë do të përfshirë të gjithë globin në 2020. Ajo të sulmojë mushkërite dhe bronket, e do t`I rezistojë cdo trajtimi mjekësor“.

“ Kourtney sapo e coi këtë në grup chat“, thotë Kim, pa verifikuar ndërkohë nëse mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë fake news, pasi qarkullojne fjale se te njejtin parashikim ka bere kohe me pare dhe Dean Koontz ne librin “The Eyes Of Darkness“.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF