KreuCelebrity

Nuk është më Kina: OBSH shpall Europën qendër të epidemisë!

Kina, nga ku u shfaq për herë të parë koronavirusi që po tmerron botën, është duke e fituar betejën me të. Rastet e reja të sëmundjes janë tkurrur ndjeshëm, e dalëngadalë po nisin përpjekjet për rikthimin në normalitet.

Por Europa ndërkohë është në fillimin e epidemisë. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e shpalli tani kontinentin e vjetër si qendrën e pandemisë globale.

 

“ Mos e lini këtë zjarr të përhapet”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp. Ghebreyesus  tha se të gjitha vendet e prekura duhet të “ gjejnë, izolojnë, testojnë e trajtojnë cdo rast, sepse vetëm kështu mund të ndërpritet zinxhiri I infektimeve”. Më shumë se 132,000 të prekur janë raportuar deri tani në 123 vende të botës. Nga Covid 19 kanë humbur jetën 5.000 persona.

Sipas OBSH-së, cdo njeri në planet duhet t`I njohë shenjat dhe simptomat e koronavirusit – temperaturë, kollë e thatë, fyt I acaruar dhe në disa rastevështirësi në frymëmarrje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF