Pas përfundimit të gjykimit të Harvey Weinstein dhe dënimit të tij me 23 vjet heqje lirie për ngacmime seksuale dhe kryerjen e marrëdhënieve pa dëshirën e te dyja palëve, dosja e tij ka nxjerrë në dritë edhe disa të dhëna të reja.
Aty zbulohet sesi tetorin e vitit 2017, një reporter i National Enquirer e kishte kontaktuar Weinstein duke i thënë se po përgatiste një artikull mbi pretendimet e Jennifer Aniston se regjisori e kishte sulmuar seksualisht.
Përgjigjen ai e ktheu me email: “Jen Aniston duhet vrarë“!
Përfaqësuesi i aktores tha më vone se pretendimet e Enquirer ishin të rreme, dhe se Aniston“ kurrë nuk është ngacmuar apo sulmuar seksualisht nga Harvey“. Gjashtë femra kanë dëshmuar kundër Weinstein në procesin e zhvilluar në New York, megjithatë ai u ngrit vetëm mbi aktpaditë e dy prej tyre, ish asistentes së tij Miriam Hailey dhe aktores së re Jessica Mann.



















