KreuCelebrity

Pacientja gënjeu, stafi i spitalit rajonal në Berat vendoset në karantinë!

Në këtë kohë të vështirë ndërgjegja qytetare del në plan të parë më shumë së kurrë. Por jo të gjithë tregojnë të njëjtin ndërgjegjësim kur vjen fjala jo vetëm për mbrojtjen e veten, por edhe të të tjerëve. Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit Berat, Edlira Shkëmbi, njoftoi sot se anetare te stafit mjekësor te tij është vetëkarantinuar.

Arsyeja është se në orën 09:30 të këtij mëngjesi një ambulancë ku ndodheshin një mjeke, një infermiere dhe shoferi i ambulancës ka shkuar në një banesë në lagjen “Çlirim”,pasi janë njoftuar se një paciente asmatike është në gjendje të rëndë. Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se pacientja nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale. Ajo kishte disa ditë me kollë dhe dhimbje fyti dhe kur u pyet nëse ka patur histori udhëtimi në Itali është përgjigjur “Jo”. Kjo në fakt, nuk ishte e vërtetë, sic do të mësohej më vonë.

Pasi doli nga banesa, stafi mjekësor kontaktoi me një nga fqinjët e pacientes e cila u tregoi se 50-vjeçarja kishte një javë që ishte kthyer nga Italia; më vonë edhe ajo vetë e konfirmoi një gjë të tillë. Në cast është njoftuar 127 dhe epidemiologu për kryerjen e tamponit për pacienten dhe punonjesve mjekësore që ishin në kontakt me gruan.

Bluzat e bardha janë vetëizoluar deri në mbërritjen e rezultatit të analizave. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF