KreuCelebrity

Koronavirusi nuk fal: e infektuar dhe aktorja e famshme italiane!!

Sëmundja që ka gjunjëzuar Italinë dhe ka mbjellë frikë në mbare botën e duke e sjellë panikun edhe në Shqipëri, nuk ka kursyer as aktoren e famshme italiane, Giuliana de Sio.

De Sio rezultoi pozitive dhe ishte në izolim për 15 ditë. Ajo vetë rrëfeu në Facebook se është prekur nga sëmundja.

“ Tamponi I tretë rezultoi negative, tani besoj se brenda disa ditësh duhet të dal, por këtu nuk të thotë asnjeri asgjë”, ka shkruar ajo. Simptomat e para, sic shpjegon, nisën nga mesi i shkurtit, gjatë kohës që ishte në një turne në Cremona. Pastaj dy javë izolim me oksigjen. “ Një vetmi e tmerrshme dhe totale. Sprova më e vështirë me të cilën jam përballur në të gjithë jetën time, e mbase kjo ishte dhe më keq se sëmundja vetë”, është shprehur ajo.

“Ju lutem më doni, sepse këtu metodat është pak të thuash që janë të ngutshme dhe ndjehesh më e braktisur se kurrë. Edhe pse e di se çfarë po ndodh në botë, unë dua të dal!”, thuhet në mesazhin prekës të aktores napolitane.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF