KreuCelebrity

Cfarë masash mbrojtëse ka marrë nga virusi mbretëresha Elisabetë ( 93 vjec)!

Mbretëresha Elisabetë ka marrë masat e saj kundër koronavirusit që ka zhytur në panik botën, e që godet cdo grupmoshë, ndonëse më të rrezikuar prej tij mbeten të moshuarit. Monarkja 93 vjecare nuk i jep më dorën njerëzve, dhe në takime zyrtare, qëndron larg të ftuarve.

Ndërkohë, në kohën e ceremonisë së Commonwealth Service në Westminster Abbey, Madhëria e saj ka qëndruar gjatë gjithë kohës me doreza.

Por shqetësimin e mbretëreshës nuk e ka ndarë në të njëjtën masë nipi i saj, princi William. Ai dhe e shoqja, në një event në kuadër të turneut në Irlandë, bënë edhe batuta me koronavirusin!

“ Vë bast që e gjithë bota mendon se ka marrë koronavirusin dhe do të vdesë. Qetësohuni, është thjesht kollë. E gjithë kjo është bërë paksa dramatike”, tha princi.

Pas turit në Irlandë, të dy u kthyen në Londër ku u bashkuan me princin Harry dhe Meghan Markle, e fill pas kësaj, Dukës dhe Dukeshës së Sussex, iu hoqën titujt zyrtarë mbretërorë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF