Ashtu si shumë shqiptarë, Amarda Toska kanë zgjedhur të izolohen në këto ditë të vështira për të mbrojtur si veten dhe të afërmit, ashtu edhe njerëzit e tjerë.
Moderatorja ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale të gjithë rutinën e ditës.
“Kush ka të njëjtën situatë? Zgjimi ora 07:30, pasi mbaron përgatitjet e mëngjesit, enët, lëngjet e shtrydhura, sistemim gjithë vendit, fillon të bësh drekën. E lë gati dhe del për pak ajër të pastër në parkun e rezidencës. Kur je me fëmijë 2 vjeç, aty fillon loja. Kthehesh të shtrosh drekën, vë në gjumë Sian, fillon prapë të sistemosh enët dhe rrëmujën e fëmijëve. Pasi burri dhe djali dalin për një xhiro dhe shtëpia është qetësi, mund edhe të ulesh pak në verandë dhe të mendosh që është ende ora 15:45, domethënë ka prapë, vazhdon puna. Ishim mësuar keq me punë, punë, punë”, ka shkruar ajo.



















