Mediat e kanë identifikuar vetëm si R.I, sepse nuk donte që t`i dilte emri. Mjeku italian 57 vjecar nuk e bën këtë për t`u kthyer në “heroin e ditës”, por sepse ka një ndenjë shumë të fortë përgjegjësie.
Ai është shëruar me shumë mundim nga koronavirusi pas dy javësh në karantinë, por po pret me padurim rezultatin e fundit negative të analizave, që të shkojë sërish në spitalin ku punon, atë të Alzano Lombardo.
“ Unë pata fat; temperatura nuk më shkoi më shumë se 37. Megjithate, dua të shkoj menjëherë në spital sepse janë disa mjekë të tjerë në karantinë, dhe aty ka shumë nevojë për mua”, shprehet 57 vjecari. I pyetur nga gazetarët nëse duhet ndjekur rruga e izolimit, e cila ka paralizuar jetët e qytetarëve, por edhe vetë vendin, mjeku përgjigjet :” Patjetër që po, sepse ky virus ka një aftësi përhapjeje e cila nuk është parë kurrë më parë”!.
“ Të gjithë pacientëve, të rinj e të vjetër, u them të njëjtën gjë: do të bëjmë maksimumin tonë për t`ju shëruar”, shton ai.



















