Ka lloj-lloj mënyrash për të kaluar ditët e izolimit në shtëpi, e shumë personazhe të njohur nuk kanë ngurruar të tregojnë përmes rrjeteve sociale se si po përpiqen ta kalojnë sa me mire kohën teksa mbeten “të ngujuar“brenda. Pjesa dërrmuese e tyre kanë përcjellë mesazhe sensibilizuese, ndërsa një pjesë, janë përpjekur të përcojnë edhe hare dhe pozitivitet, në një kohë kur situata e krijuar po bëhet stresuese për mjaft prej nesh.
Videoja që Xhensila Myrtezaj postoi në Instagram është padyshim e tillë; ajo dhe Besi shihen duke bërë prova për të kërcyer sa më mirë tangon, dhe megjithë lëvizjet e sakta të fillimit, në fund, “dështojnë me sukses“. “Prisni një vallëzim në kushte shtëpie, me pasoja”, ka shkruar Myrtezaj në krah të videos, ku shihen në fund sesi rrëzohen të dy, duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit!