Tirana ka hyrë në ditën e tetë të karantinimit në shtëpi dhe pasi bëmë memet me humor për ‘burgosjen’ me burrat e kalamajt në shtēpi, pamë të gjithë albumet fotografike që kishin ndoshta dekada që rrinin në sirtare, lamë dhe dezinfektuam çdo cep të shtëpisē, gatuam si master chef-a; duket se teksa po i afrohemi javës së dytë të izolimit vjen dhe faza e nostalgjisë për ditët ‘në liri’.
Arbana Osmani ka qenë ndër personazhet më aktivë në rrjete sociale dhe çdo ditë ka ndarë me ndjekësit e saj video, duke bërë atë që ajo di të bëjë më mirë (pas moderimit sigurisht); gatimin!
Por ka dhe diçka tjetër që moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” e ‘qan’ dhe ato janë udhëtimet….
Për ata që e ndjekin në instagram e dinë mirë ktë pasion tē Arbanës dhe duket sikur ajo ka gjithmonë një valixhe tek dera; gati për udhëtimin e radhës.
Teksa ditët e izolimit kalojnë (dhe nuk e dimë edhe sa do vazhdojnë) Arbana i ka bërë një premtim vetes; me të mbaruar kjo çmenduri ajo do zbulojë botën me shokun e saj të udhëtimeve, Jonin.
Nëpërmjet disa fotove të shkrepura nga udhëtimet e mëparshme, mami dhe Joni i kanë premtuar njëri tjetrit kështu:
“Kur kjo çmenduri të ketë mbaruar, gjëja e parë që do bëj do jetë të zbuloj botën me shokun tim të udhëtimeve, por për momentin do mjaftohemi me kujtimet e bukur të vitit tê shkuar”: ka shkruar moderatorja përbri disa fotove nga pushimet e kaluara.
Po ju çfarë do të bëni sapo kjo situatë të përfundojë?