KreuCelebrity

Gjithë Europa në panik, por cfarë thotë Floriana Garo për Zvicrën!

Vende të ndryshme europiane kanë mbyllur kufijtë e po zbatojnë masat e karantinës për banorët. Pak ditë më parë, OBSH-ja e shpalli kontinentin e vjetër epiqendrën e re të Covid 19, dhe Europa, ashtu është kthyer vërtet! Por në Zvicër, edhe pse po merren masa gjendja është mjaft më e qetë. Në një lidhje me Skype tek “Rudina“ në Tv Klan, Floriana Garo tregoi se nuk është izoluar, thjesht ka shtuar kujdesin.

“Deri tani gjithçka ka qenë normale, sot u vendos të mbyllen shkollat, kopshtet, por nuk është ndier paniku, sepse njerëzit janë ende nëpër kafe, nëpër parqe..Këtu kanë një qasje që virusi do bëjë të vetën, madje edhe unë kështu mendoj – virusi do bëjë të vetën. Edhe një mjek që dëgjova sot këtë tha: ‘Virusi do bëjë të vetën’, gjysma jonë do të infektohet, por me rëndësi është që rastet e vdekjes të jetë sa më pak….”, ka thënë ish moderatorja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF