KreuCelebrity

Aktorja e famshem hollivudiane shkakton polemika të forta: “ Epo, njerëzit edhe do vdesin, c`ti bësh”!

Në këto kohë izolimi, frike dhe pasigurie, shumë personazhe të njohur kanë përdorur rrjetet sociale për të sensibilizuar njerëzit mbi nevojën që ekziston në një moment si ky për distancim social. Ata nuk kanë ngurruar të tregojnë eksperiencat e tyre sic ishte rasti I aktorit të famshëm Idris Elba, që rezultoi I prekur nga koronavirusi, apo dhe të nxisin të tjerët të qëndrojnë në shtëpi, duke i treguar se po e bëjnë dhe vetë një gjë të tillë.

Por në mesin e mesazheve të solidarizimit, stononte krejtësisht ai i aktores Vanessa Hudgens.

“Deri në korrik është një budallallëk i madh. Më vjen keq, por është një virus, e kuptoj. E respektoj. Po ndërkohë them, tani, nëse infektohemi të gjithë, njerëz do të vdesin.E tmerrshme është, por s`ke c`i bën!”, shkroi ajo në mediat sociale.

Mesazhi ngjalli polemika të mëdha pasi shumë ndjekës e përshkruan mesazhin e Hudgens si “ të tmerrshëm” dhe të “ pashpirt”. Aktorja u detyrua të kërkonte ndjesë e u justifikua duke thënë se fjalët e saj ishin nxjerrë nga konteksti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF