Agjensia ruse e lajmeve, Tass njoftoi se një 57 vjecar japonez, i cili ishte përpjekur ta përhapte qëllimisht virusin, ndërroi jetë pikërisht nga Covid 19.
Burri që jetonte në qytetin Gamagor, në prefekturën Aichi, ishte diagnostikuar me sëmundjen e rrezikshme në fillim të marsit. Duke qenë se shtrimi në spital nuk bëhet menjëherë, ata e këshilluan të vetëizolohej. Por 57 vjecari doli nëpër disa bare. Të afërmve të tij ai u kishte thënë se ishte pozitiv dhe se tani, do të dilte atje jashtë ku ishte prekur dhe vetë, “që të përhapte virusin”.
Në Japoni janë konfirmuar më shumë se 1.500 të infektuar nga koronavirusi, përfshirë dhe pasagjerët e anijes Diamond Princess, ndërsa 37 persona këna ndërruar jetë prej tij.