Gjendja e krijuar në Shqipëri prej koronavirusit ka tronditur përditshmërinë e të gjithëve. Njerëzit po përjetojnë ankthin e atyre që u përballën pëpara nesh me Covid 19 dhe pasojat e frikshme të tij. Nuk është e lehtë të ndryshosh krejtësisht ritmin dhe mënyrën tënde të jetesës. Por ky është dhe një moment për të vlerësuar ato cfarë vlejnë më shumë në jetë, e këtë kishte në thelb edhe mesazhi i postuar nga Lori Hoxha në llogarinë e saj në “Instagram”.
“Nuk mund ta besoj që kjo është jeta në këto momente. Gjërat që i mbajmë si më të thjeshtat si shëndeti apo liria jonë duket se tani kanë më shumë vlerë se asnjëherë. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurtë dhe të ndjekin rregullat, për sigurinë e të gjithë atyre që i duam dhe duam t’i përqafojmë. Distancimi social është çelësi, por të shikoj për herë të parë se si të gjithë lidhen këtu, duke u përpjekur t’i japin dashuri njëri-tjetrit është shumë bukur. Jemi këtu për njëri-tjetrin virtualisht dhe do ja dalim. Qëndroni të sigurtë”, ka shkruar ajo.



Koronavirusi e lë princeshën pa martuar!











William Levy i shkruan Delinda Dishës???





