KreuCelebrity

Ylli i serialit ‘La casa de Papel’ e infektuar me Covid-19!

 

Aktorja protagoniste e serialit të famshëm ”La Casa De Papel”, Itziar Ituno, ka njoftuar sot ndjekësit e saj në Instagram se është prekur nga Covid-19.

E njohur për rolin si inspektorja Raquel Murrillo, aktorja spanjolle në postimin e saj, gjithashtu jep dhe një mesazh për njerëzit:

“Është zyrtare, që nga e premtja mbasdite kam pasur simptomat, temperaturë dhe dhimbje fyti dhe sot ka ardhur konfirmimi i testit epidemiologjik, është Koronavirusi. Rasti im është i lehtë dhe jam mirë, por virusi është shumë i rrezikshëm për njerëzit më të dobët. Kjo nuk është një lojë, dueht të jemi të ndërgjegjshëm, mos e merrni lehtë, ka viktima, jeta e shumë njerëzve është në rrezik dhe nuk e dimë deri ku mund të shkojë. Është koha për solidaritet dhe zemërgjërësi. Qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët. Tani duhet të qëndrojë 15 ditë në karantinë dhe më pas të shohim”- ka shkruar ajo në instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF