Në këto ditë që po kalojmë mjekët janë heronjtë tanë dhe shpresa e të gjithë të sëmurëve. Që prej fillimit të kësaj situate të vështirë qeveria i bëri thirrje të gjithë mjekëve, studentëve të mjekësise dhe infermierëve të bashkoheshin pasi vetëm kështu mund t’ja dalim mbanë.
I ati i Dj të njohur, Vik Kraja i është përgjigjur kësaj thirrje duke veshur përsëri bluzën e bardhë si mjek në spitalin infektiv, ndonëse ai ka dalë në pension.
Zoti Kraja mund të qëndronte në shtëpi si të gjithë pensionistët e tjerë, por ‘Betimi i Hipokratit’ duket se e la indiferent dhe ju bashkua grupit tē luftëtarëve kundër virusit vdekjeprurës.
I biri i njohur si Vik Kraja nuk mund të mos bēnte një thirrje pēr të gjithë të papërgjeshmit që vijojnē të bëjnë dalje të kota, duke rrezikuar jetën e tyre, të afërmve e duke hedhur poshtë sakrificën e babait të tij e madje duke i rrezikuar mjekut Kraja edhe jetën.
“Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne.
Dhe ne sna rrin b***a ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI”; ka shkruar Dj i njohur në thirrjen e tij.